Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (EUSR) për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajcak, sot pritet të arrijë në Kosovë.
Sipas njoftimit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Lajçak do të qëndrojë deri më 29 qershor, pra të mërkurën.
Siç bën të ditur Zyra e BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij Lajcak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.
“Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Fjalimi për media i EUSR Lajcak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.