Haradinaj: S’besoj që Kurti planifikon ta mbajë dhunshëm postin e kryeministrit, ai ka kulturë institucionale

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk u beson paralajmërimeve se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të refuzojë që ta lëshojë qeverinë në rast të votimit të një qeverie të re.

Haradinaj ka thënë se Kurti ka pjekur të mjaftueshme institucionale që të zbatojë vendimet e Parlamentit të Kosovës.

“Parlamenti i Kosovës që ka dalë nga 6 tetori, i dha besimin Qeverisë Kurti. I njëjti Parlament, qeverinë Kurti e rrëzoi me 2/3. Kurti ka vetëdijë institucionale dhe nuk shoh ndonjë problem në zbatimin e një vendimi të Kuvendit.Nuk shoh ndonjë pengesë nga Vetëvendosje e as nga z. Kurti që të zbatohen vendimet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj, në News24 në Shqipëri, tha se Kosova për këto vite demokraci ka krijuar kulturë të lartë institucionale, prandaj ka thënë se fjalët që Kurti ta mbajë dhunshëm karrigen e kryeministrit, i sheh si si  qëllimkëqija që vijnë nga qarqe të dyshimta.