Sot nga ora 10:00 pritet që të hapet Pishina e Gërmisë.
Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.
Në njoftimin e tyre thuhet se do të vazhdojnë t’i mbajnë të mobilizuar stafin menaxhues dhe infrastrukturën mbështetëse për të qenë gjatë gjithë sezonës verore të përgatitur.
“Në pishinë janë angazhuar stafi profesional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezon hyrja për të rritur do të mbetet e njëjta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro”, thuhet tutje në njoftim.