Shkumbin Ahmetxhekaj zgjedhet drejtor i RTK-së

Bordi i RTK-së ka zgjedhur Shkumbin Ahmetxhekaj për Drejtor të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës për një mandat tre vjeçar.

Lajmi u bë i ditur në një komunikatë për media nga Bordi i RTK-së, teksa u tha se për herë të parë në televizionin shtetëror, i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.

“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetar të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.

Tutje u tha se pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat.

Mes tjerash, Bordi shtoi se edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve.

“Në procesin e intervistimit, janë paraqitur nëntë kandidatë. Ndërkaq, një kandidate nuk e ka vazhduar garën. Procesi i intervistimit ka qenë i ndarë ne dy pjesë, ku në pjesën e parë kandidatët kanë prezantuar konceptin strategjik për zhvillimin e RTK-së, ndërsa në pjesën e dytë ata janë përgjigjur në gjashtë pyetjet e njëjta”, thuhet në kumtesë.

Ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit: