Veteranët refuzojnë takimin me Albin Kurtin


Veteranët e UÇK-së nuk kanë pranuar që të takohen nesër në orën 9:00 me kryeministrin Albin Kurti.

Siç raporton RTK kjo është konfirmuar për ta nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku.

Tutje mediumi shkruan se kryesia e OVL të UÇK-së, e mori pas konsultimeve mes vete.

Veteranët kërkojnë që takimi me kryeministrin Kurti të mbahet me patjetër sot.

Përveç kësaj, veteranët kërkojnë edhe seanca e Kuvendit të Kosovës që të ndërpritet, ndonëse seanca nuk ka të bëjë sot me kërkesën e veteranëve që edhe kategoritë e luftës, të përfshihen në projektligjin për pagën minimale.