Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk po lejojnë vazhdimin e seancës plenare, ndërkaq deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka këputur mikrofonin e foltores.
Deputetët e PDK-së dhe AAK-së janë duke qëndruara në pjesën e foltores dhe nuk po lejojnë vazhdimin e seancës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pas kësaj ka ftuar shefat e grupeve parlamentare në mbledhje. /Telegrafi/