Në orët e para të ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apandesitit.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa gjendja shëndetësore e ministrit Latifi është stabile.
“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendisiti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë .