Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli thotë se deklarimi Vetëvendosjes kundër futjes së veteranëve në Ligjin për pagën minimale është jokorrekte me veteranët, pasi konsideron se është tendencë për politizimin e tyre.
Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, teksa thotë se për votën e tij kundër këtij propozimi të LVV-së, nuk i jep llogari askujt, përpos votuesve të tij.
“Unë jam deputet i Kuvendit dhe i jap llogari vetëm votuesve të mi për misionin që kam hy në Kuvend. Nuk kam pasur pyetje as nga shefja e Grupit Parlamentar për arsye se dinë që nuk është e drejtë me më bë pytje të tilla”, tha ai.
“Është sjellje jokorrekte në raport me veteranët duke tentu me i politizu veteranët. Nuk ka të drejtë askush me përfitu prej tyres as LVV, as PDK, as LDK, as AAK, për shkak se vlera e UÇK-së është vlerë kombëtare dhe duke respektuar këtë vlerë i mbrojmë dhe i zhvillojmë te gjeneratat e ardhme duke i respektu ata”, tha ai.