Promovohet libri ‘Fethullah Gylen, Një jetë në shërbim’ i profesorit amerikan Jon Pahl

Është promovuar libri “Fethullah Gylen, Një jetë në shërbim“, me autor profesorin amerikan prof. dr. Jon Pahl, i cili ishte edhe i pranishëm në këtë ceremoni.

Ky libër është një biografi për Fethullah Gylen sipas autorit të tij.

Jon Pahl, është profesior i historisë religjioze të Amerikës.

Sipas tij, qëllimi kryesor i Fetullah Gylenit dhe lëvizjes së tij ishte paqja dhe rritja e arsimimit.

Përveç autorit prof. dr. Jon Pahl, foles ishin edhe Fadil Maloku dhe Mazllum Baraliu, të cilet folë për librin dhe figuren eklerikut Gylen.

Autori Prof. Dr. Pahl, është profesor në “Seminarin e Bashkuar Lutheran” në Filadelfia/Gettysburg të Amerikës. Ka përfunduar studimet master në Universitetin Valparaiso (Indiana-SHBA) dhe ka doktoruar në Universitetin e Çikagos, SHBA. Dr. Pahl ka shkruar dhe ka dhënë mësim si historian i feve dhe ndërtimin e paqes ndërfetare. Ai u ka folur audiencave në Akra në Yale, SHBA, në Brisbane e në Uashington DC.

Prof. Dr. Jon Pahl është një besimtar i fortë i feve si katalizatorë për paqen, dhe përmes librit për historinë dhe biografinë e Gylenit dhe Lëvizjes Hizmet është përpjekur të prezantoj një hyrje në Islam për lexuesit jomyslimanë, sepse pyetjet që ky sjell në historinë e jetës së Gylenit janë gjithashtu pyetje që të tjerët i sjellin. 

Ky libër i prof. Dr. Jon Pahl na çon në një udhëtim ku zbulojmë urtësi dhe polemika, nga Turqia e viteve 1940 në SHBA në shekullin e 21-të. Dr. Pahl tregon historinë e një djali mysliman të devotshëm nga një fshat i vogël dhe i largët turk, i cili nga njëra anë ka frymëzuar një lëvizje globale të miliona individëve të përkushtuar ndaj shkrim-leximit, ndërmarrjeve shoqërore dhe dialogut ndërfetar. Por që nga ana tjetër është monitoruar. nga policia turke, e parë si një kërcënim nga autokratët dhe së fundmi i shpallur armiku numër një nga presidenti aktual turk.

Me prozë të gjallë dhe kërkime të gjera, dr. Pahl gjurmon jetën dhe mendimin e Fethullah Gulen në kontekstet e saj, shpreh qartë qëndrimet e tij dhe më pas i lejon lexuesit të nxjerrin përfundimet e tyre nga provat për këtë figurë historike të pamohueshme domethënëse.