Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në ora 11:00 për seancë plenare.
Në rend të ditës janë disa nga pikat e papërfunduara nga seancat paraprake.
Ndër të tjerash, do të votohet në parim projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit që përcakton shumën e pafës minimale, votimi i projektligjit për provimin e jurispodencës si dhe shqyrtimi i projektligjit për mbeturina.
Pikat e rendit të ditës janë si në vijim:
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5, 11 dhe 13 maj 2022:
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar. - Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj 2022:
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për Pijet e Forta Alkoolike,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
9. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.