Ramush Haradinaj është zgjedhur kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe për një mandat në krye të partisë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka, i cili tha se pro Haradinajt ishin 518 nga 528 delegatë.
“Gjithsejtë ishin 528 delegatë. 518 ishin pro, dy kundër tre abstenime dhe pesë të pavlefshme”, është shprehur Blaka.
Kujtojmë se Haradinaj qe i vetmi kandidat në garën për të parin e AAK-së.