Paratë e Trustit nuk duhet të preken assesi.
Pos qeverisë dhe shumicën në parlament, kështu po thonë edhe në Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore. Njëri dhe tjetri institucion financiar global po pretendojnë se kjo rrezikon qëndrueshmërinë e sistemit pensional në Kosovë.
Por ekonomisti kosovar Florin Aliu thotë se këto mekanizma nuk e kanë për mision të tregojnë se çfarë mund e duhet të bëjnë qytetarët me kursimet e veta.
“FMN-së i intereson stabiliteti i përgjithshëm buxhetor dhe financiar në Kosovë, stabiliteti financiar është i siguruar me faktin se bankat kanë fitime enorme në Kosovë”, shprehet Aliu.
I njëjti ka mesazh edhe për qeverinë, lidhur me këto apele.
“Këta në pushtet mos të bëhen që e kanë aq shumë gajle për FMN-në, sepse i dimë qëndrimet që i kanë pasë për rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare, sidomos ato të FMN-së për privatizimet e këto”, shton Aliu.
Ekonomisti tjetër, Erton Bega, që është kundër tërheqjes nga Trusti, thotë se dy institucionet e huaja parapëlqejnë të deklarohen kur është puna te lëvizjet e mundshme domethënëse financiare.
“Zakonisht japin rekomandime konservative që nuk e rrezikojnë stabilitetin makrofinanciar të vendit”, tregon ai.
Këso rekomandime konservative, Fondi Monetar ka dhënë disa herë për Kosovën, gjatë vendimeve të mëdha ekonomike. Por, qeveritë e mëhershme nuk është se i morën