14 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar të mërkurën në Kosovë, nga 317 testime.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.169.
Në total numri i rasteve aktive është 65.