Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë ditës së sotme ka takuar anëtarët e Bordit të Bankës TEB në Kosovë.
Guvernatori Mehmeti ka informuar anëtarët e bordit të bankës TEB lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin financiar, si dhe angazhimin e BQK-së për zhvillimin e mëtejmë të sektorit bankar në vend.
Në anën tjetër, anëtarët e bordit të bankës TEB në Kosovë, kanë informuar Guvernatorin Mehmeti se struktura aktuale e pronësisë së bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbetet e njëjtë me pronarë BNP Paribas dhe Çolakoğlu Group.
BQK-ja e konsideron si sukses të jashtëzakonshëm të politikave të saj proaktive faktin se investimi i përbashkët i BNP Paribas dhe Colakoglu Group e vlerëson në terma të lartë atraktivitetin e sektorit financiar të Kosovës.
Në këtë kontekst, Guvernatori Mehmeti edhe njëherë përsëriti përkushtimin e tij dhe të BQK-së që investitorët serioz të vazhdojnë ta vlerësojnë tregun e Kosovës si të tillë.