“Dallëndyshe bukuroshe” është kënga e parë e Leonora Jakupit me të cilën mori pjesë në festivalin “Zëri i Drenicës”, qysh kur kishte vetëm 15 vjeç.
Por, Leonora nuk u ndal me kaq, vit pas viti ajo veç afirmohej secilën herë e më shumë.
Zhanri i muzikës së saj i përket rrymave të ndryshme, albumet e fundit të këngëtares përmbajnë këngë pop të inspiruar nga muzika turke.
Ndonëse përherë Leonora Jakupi do të njihet si këngëtarja e hitit “A vritet pafajësia”, këngë e cila u lansua gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën mes Kosovës e Serbisë.
Ndryshe, ajo është edhe këngëtare mjaft e pëlqyer dhe e komentuar edhe sa i përket pamjes së jashtme.
Pamja e saj çdo herë është në nivelin e duhur, andaj e vështirë ta besosh se Leonora sot tek sa feston ditëlindjen është veç në fillim të 40-tave, dhe atë ende si një femër beqare.
E me rastin e ditëlindjes nuk kanë munguar as urimet e shumta nga familjarët dhe miqtë e këngëtares.