Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vedekur të shtunën, më 28 maj, nga komplikimet shëndetësore si pasojë e betejës disamuajshe me COVID-19.
Sipas EuroNews, Nishani ishte nisur drejt Gjermanisë për t’u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, të cilën ia përkeqësoi COVID-19, por nuk ia doli të mbijetojë.
Nishani fillimisht mori ndihmën mjekësore në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u dërgua në Gjermani.
Bujar Nishani ishte 58 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.