olicia e Kosovës rreth orës 12:00 ka pranuar informata për dyshime që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Alarm për bombë, policia rrethon Rektoratin e UP-së
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se edhe ditë më parë ishte dhënë një alarm për bombë, por që i njëjti më vonë kishte rezultuar i rrejshëm.