Dogana e Kosovës për herë të parë ka arritur të kaloj 500 milionë euro të hyra në këtë periudhë të vitit.
Kjo shifër paraqet një rekord të ri pasi që nga themelimi i Doganës të hyrat në këtë periudhë të vitit kanë tejkaluar shumën e mbledhur prej 500 milionë eurove. Krahasimi me vitin e kaluar tregon që Dogana ka mbledhur deri me 19 maj 500,1 milionë euro derisa vitin e kaluar të njetën periudhë ne kishim mbledhur 434,4, milionë euro, respektivisht shprehur në përqindje 15% më shumë apo 66 milionë euro më shumë.
Gjithashtu edhe në krahasimi me projeksioni buxhetor të mbledhjes së të hyrave për vitin 2022 dogana e ka tejkaluar me 6.11% më shumë. Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.