Para disa kohësh rep-artisti shqiptar Don Xhoni e konfirmoi ndarjen nga modelja ruse, Ariana Lirey.
Vet dyshja e konfirmoi ndarjen e tyre në rrjete sociale, shkruan lajmi.net
Ndërsa shpesh, modelja pyetet për raportin e saj me reperin në Instagram.
Së fundmi Ariana bëri një bisedë virtuale me ndjekësit e saj ku u pyet për rep-atistin Don Xhon.
“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin”, u pyet modelja.
“Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist. Ai është akoma i ri, ka një jetë të tërë përpara”, tregoj ajo.
“Do të jem e lumtur nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshironte. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të jetoj tani. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, vazhdoi tutje ajo.
Ndërsa përmes një pyetje tjetër ajo tregoo se do ti vizitoj edhe trojet shqiptare.
“Kam mësuar shqip dhe po planifikoj të vizitoj Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Tiranën, Krujën, Sarandën dhe Kosovën” tregoj ajo.