TikTok ka kryer teste në mënyrë që përdoruesit të mund të luajnë lojëra në aplikacionin e tij të ndarjes së videove në Vietnam.
Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, edhe është pjesë e planeve për një shtytje të madhe në lojëra, kanë thënë katër persona të njohur me këtë çështje.
Paraqitja e lojërave në platformën e këtij aplikacioni do të rriste të ardhurat nga reklamat, si dhe sasinë e kohës që përdoruesit shpenzojnë në aplikacion – një nga më të njohurit në botë me më shumë se 1 miliard përdorues aktivë mujorë.
Kështu, me një popullsi me njohuri teknologjike me 70% të qytetarëve të saj nën moshën 35 vjeç, Vietnami është një treg tërheqës për platformat e mediave sociale si TikTok, Facebook i Meta Platforms Inc dhe YouTube dhe Google i Alphabet Inc.
Por TikTok, i cili është në pronësi të ByteDance të Kinës, gjithashtu planifikon të shpërndajë lojërat më gjerësisht në Azinë Juglindore. Kjo lëvizje mund të vijë që në tremujorin e tretë.
Ndërsa kompania do të fillojë me mini-games, të cilat priren të kenë mekanizma të thjeshtë të lojës dhe një kohë të shkurtër për të luajtur, ambiciet e saj për lojëra shtrihen përtej kësaj, citohet të ketë thënë një nga njerëzit që kishte njohuri të drejtpërdrejta për këtë çështje.
Burimet nuk pranuan të identifikoheshin pasi informacioni ende nuk është bërë publik.