Themelohet Komisioni Hetimor për Energjinë për periudhën 2006-2022

Është themeluar Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ky komision, i propozuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka në përbërje Hajdar Beqën nga radhët e PDK-së si kryesues dhe Armend Mujën nga VV si zëvendës-kryesues.

Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision i takojnë tre anëtarë të cilët janë Haki Abazi, Arbër Rexha dhe Halit Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Partisë Demokratike të Kosovës i takon një anëtar i cili është Rashit Qalaj ndërsa Lidhjes Demokratike të Kosovës i takojnë dy anëtarë e që janë Armend Zemaj dhe Rrezarta Krasniqi.

Nga një anëtar i takojnë AAK-së që në këtë komision përfaqësohet nga Time Kadrijaj, Grupit Multientik që përfaqësohet nga Duda Balje dhe Listës Serbe që përfaqësohet nga Lubinko Karagiq.

Kujtojmë se ky komision ka të bëjë me hetimin e energjisë në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullativ dhe në ndërmarrje publike gjatë periudhës 2006-2022.

Ndërsa dje është konstituar Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.