Mozilla lansoi versionin më të fundit të shfletuesit Firefox. U arrit versioni 100, i cili sjell funksionalitete të reja dhe të përmirësuara për përdoruesit në disa sisteme operative, shkruan Bloomberg.
Ndërsa Chrome arriti versionin 100 në mars, ndryshimet thuajse ishin inekzistente, por Firefox 100 duket të jetë më ndryshe.
I disponueshëm për Windows 11, macOS, Android dhe iOS, Mozilla ka disa të reja për të ndarë.
Është përmirësuar modaliteti picture-in-picture i ngjashëm me funksionalitetin në Safari ku një video mbetet e hapur.
Versioni PiP i Firefox sjell titrat, diçka që Apple nuk e ofron. Në Firefox Mobile janë sjell sfonde të reja dhe përdoruesit Android do të vizitojnë uebsajtet automatikisht në HTTPS.
Që nga debutimi më 2004, Firefox është shikuar si alternativa e parë reale e Internet Explorer. Por shkëlqimi i shfletuesit ka qenë në rënie të vazhdueshme përgjatë viteve. Kjo për shkak të Chromes që dominoi çdo gjë.