Zbulohet data kur do të dalin përgjigjet e aplikantëve për Lotarinë Amerikane

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane do të mund të marrin përgjigjen këtë të shtunë me 7 maj 2022.

Në një njoftim të faqes zyrtare të Lotarisë Amerikane thuhet se të gjithë regjistruesit mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit mesditën e së shtunës dhe duhet ta ruajnë atë numër deri me 30 shtator 2023

Shqiptarët që kanë hedhur Lotarinë Amerikane janë në pritje të përgjiegjes. Faqja zyrtare e DV-Programm ka shkruar se fituesit e kësaj lotarie do të dalin këtë të shtunë, më 7 maj 2022.

 “Regjistruesit e DV-2023 mund të fusin numrin e tyre të konfirmimit duke filluar nga mesdita (EDT) 7 maj 2022. Aplikuesit e DV-2023 duhet të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit të paktën deri më 30 shtator 2023”, thuhet në faqen zyrtare zyrtare të Lotarise Amerikane.

Periudha e aplikimeve për Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë DV-2023 ishte midis 6 tetorit 2021 dhe 9 nëntorit 2021.