I nënshtrohet operimit njëri nga të plagosurit në Mramor

Dy persona kanë mbetur të plagosur në Mramor të Prishtinës, pas të shtënave me armë zjarri.

Pas incidentit, të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.

Mjeku kujdestar në QKUK Sami Bajqinca, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit i është nënshtruar një operacioni.

Po ashtu gjendja e përgjithme e të dy të plagosurve është stabile.

“Njërin nga të plagosurit tashmë e kanë dërguar në sallë, për t’iu nënshtruar një operacioni”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar se personi që ka shtënë me armë zjarri është zyrtar policor.

“Ju njoftojmë se IPK sot ka pranuar një informate nga Policia e Kosovës se në Fshatin Mramor ka pasur një incident ku janë përfshirë edhe armët e zjarrit ku është i përfshire edhe një zyrtar policor”, tha IPK.

Hetuesit e IPK-së janë duke e hetuar këtë rast dhe do te ju njoftojmë me kohë lidhur me rrjedhën e ketyre hetimeve.