Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Donetsku e Luhansku janë bërë shtete të pavarura sipas analogjisë së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës.
Putin në takim me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ka thënë se ka lexuar personalisht vendimin e GJND-së për Kosovën dhe se me atë rast GJND-ja ka krijuar precedent dhe bazuar në këtë edhe Republika e Donetskut dhe e Luhanskut mund ta shpallin pavarësinë. Donetsku e Luhansku janë dy territore separatiste në lindje të Ukrainës, pavarësinë e të cilave e ka njohur Rusia.
“Unë personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për rastin e Kosovës, më kujtohet shumë mirë vendimi i GJND-së që thotë se në ushtrimin e të drejtës për vetëvendosje, një territor i caktuar i çdo shteti nuk është i detyruar të kërkojë leje për ta shpallour sovranitetin tek autoritetet qendrore të vendimit. Kështu u tha për Kosovën dhe ky është vendim i GJND-së. Të gjithë e mbështetën këtë vendim. Nëse është ashtu, atëherë DNR dhe LNR janë të drejtën e njëjtë ta shpallin pavarësinë e tyre dhe të mos marrin leje nga organet qendrore të Ukrainës, pasi është krijuar precedenti”, tha Putin raporton “RIA Novosti”.