Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 18 raste pozitive, nga testimi i 689 të dyshuarve për koronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 433.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 167 persona. Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 821.740 ndërkaq me dozë të tretë ose përforcuese është 101.166.