Lufta dhe mjedisi si “viktimë e heshtur”

Shkruan: Prof. Zeqir Veselaj


Dita e Tokës sivjet shënohet me zhvillimet e luftës sëpërgjakshme në Ukrainë. Në luftëra zakonisht dhe me të drejtëvëmendja kryesore vihet te viktimat në njerëz dhe dëmet materiale të ekonomisë. Mirëpo, është një viktimë e heshtur qëbart pasojat për shumë kohë pas luftës- që është mjedisi. Këtëshkrim përveç për Ditën e Tokës si ditë e senzibilizimit njerëzor për ruajtjen e planetit Tokë, e dedikoj për jetët e humbura tënjerëzve të pafajshëm nga luftërat në Ukrainë dhe kudo tjetër nëbotë. 

Luftat dhe resurset natyror nëpër histori

Në historinë e njerëzimit, luftërat kanë ndodhur vazhdimisht duke u nisur nga shkaqe religjioze, eksploatim resursesh e përfitime ekonomike. Edhe pse në periudha të ndryshme kohore dhe forma të ndryshme, të gjitha luftërat e kanë pasur një tëpërbashkët: vdekjet e njerëzve dhe shkatërrimin ekonomiko-shoqëror. E një pasojë e paevitueshme ka qenë edhe ajo që njihet si “viktima e padukshme”, që është mjedisi jetësor. Elementet e mjedisit, si: uji, ajri, toka, ushqimi, organizmat e gjallë fillimisht janë përdorur edhe si armë për mposhtjen e armikut. Dëmi nëmjedis nga luftërat daton që nga luftërat e para të njerëzimit. NëBibël ka elemente të shfrytëzimit të mjedisit për mposhtjen e armikut, si rasti kur Samsoni “djeg arat, vreshtat dhe pemishtet e ullirit” të filistinëve. Gjingis Kani mundi ta pushtojë Bagdadin e kohës së tij vetëm kur shkatërroi sistemin e furnizimit me ujë tëqytetit. Gjatë rrethimit të Kaffa-s, mongolët përdorën për herë tëparë “armët biologjike” për pushtim, duke katapultuar trupa tëvdekur nga murtaja, për të provokuar rënien e qytetit nga sëmundja vdekjeprurëse. Agjentët biologjik dhe kimik nëpërmjet luftërave gjetën rrugën për të shkatërruar jetën nësecilin nivel. Me përparimin teknologjik, përveç rritjes së numrit të vikitimave ushtarake e civile, erdhi duke u shtuar dëmi mjedisor duke marrë kështu përmasa katastrofike me përdorimin e armëve kimike, biologjike dhe bërthamore. 

Konflikti i parë me përmasa katastofale të kësaj natyre ishte Lufta e Parë Botërore. Aftësia shkatërrimtare e armëve të kohësbëri që mbi 300 mijë hektarë tokë bujqësore të humbin vlerën e tyre. Lufta e Parë Botërore ishte më e dëmshme për shkak të ndryshimeve të peizazhit natyror, të shkaktuara nga lufta e llogoreve, e cila ndryshoi shumë strukturat e tokave. Gërmimi i llogoreve shkaktoi degradimin e tokave bujqësore, kullotave, zhdukjen e bimëve e kafshëve dhe degradimin e dheut. Prerja e pyjeve për të zgjeruar rrjetin e llogoreve, rezultoi me erozionmasiv të tokave. Pasojat nuk e goditën vetëm kontinentin evropian, por edhe atë amerikan, ku për nevoja të furnizimeve të luftës u shkatërruan pyjet e Minesotas, Wisconsin dhe Michigan-it.

Ende pa u shëruar pasojat e Luftës së Parë, filloi e Lufta e Dytë Botërore, ku dëmet në mjedis ishin edhe më katastrofale përtokën bujqësore, pyjet në Evropë e Japoni, si dhe ishujt pacifikë. Forcat gjermanët që filluan luftën, nuk donin të linin resurse nëdispozicion për forcat aleate në Evropë, kur panë se po e humbnin atë. Sipas të dhënave mbi 600 mijë hektarë toka drithrash, pyjesh, mjedise gjuetie u shkatërruan në Norvegji, ndërsa që 17% e tokave holandeze u përmbytën qëllimshëm me ujëra të njelmëta që të bëhen të papërdorshme për bujqësi. Kampanja luftarake e japonezëve nëpër Oqeanin Pacifik dhe kundërveprimi amerikan sollën zhdukjen e ekosistemeve të tëra ishullore nga bombardimet, duke zhdukur mijëra specie bimore e shtazore. Japonezët u dorëzuan vetëm me lëshimin e dy bombave atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, një formë e re dhe katastrofale e ndikimit të luftës në mjedis. Me lëshimin e tyre, fillon epoka e luftës nukleare që lë prapa rrezatim radioaktiv me pasoja dhe kohëzgjatje ende të pallogaritura.Shpërthimet në Hiroshima dhe Nagasaki shkaktuan ndotje të ajrit nga grimcat e pluhurit dhe mbeturinat radioaktive përreth, sidhe nga zjarret që digjeshin kudo. Shumë bimë dhe kafshë u vranë nga shpërthimet ose edhe muaj më vonë nga reshjet radioaktive. Rëra radioaktive bllokoi puset e ujit, duke shkaktuar problem me ujin e pijshëm që nuk mund të zgjidhej lehtë. Burimet e ujit sipërfaqësor ishin të ndotura nga mbetjet radioaktive. Prodhimi bujqësor u dëmtua rëndë: kërcejt e vdekur të plantacioneve të orizit mund të shiheshin në rreze deri në 10 km nga pika e shpërthimit (ground zero). Pasojat e dëmit mjedisor nga Lufta e Dytë Botërore nuk janë shëruar ende,madje nuk dihet nëse do të ndodhë ndonjëherë. 

Lufta e Vietnamit është konflikti me pasoja të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore. Armët kimike u përdorën me të madhe nëpër xhungla, prej të cilave më e njohura ishte Agjenti Portokalli. Kjo armë ishte një përzireje e dioksinës si materie shumë toksike për njerëz ndër gjenerata me efekte kancerogjene, teratogjene. U përdoren edhe kimikate tjera për të “vrarë“ drunjët, bimët barishtore dhe për të lënë tokën infertile për zhvillimin e jetësvite më vonë. Bombat e napalmit që u përdorën shumë,shkatërruan rreth 14% të pyjeve të Vietnamit, uli rendimentin bujqësor dhe i bëri farat të papërshtatshme për rimbjellje. 

Më vonë Lufta e Gjirit shkaktoi pasoja të mëdha në mjedisin global sidomos me djegien e qëllimshme të puseve të naftës në Kuvajt nga ana e ushtrisë irakiane, si hakmarrje që e shihte tëhumbur luftën. Djegia shkaktoi shkarkime të rënda dhe kontaminim në ajër që provokuan edhe reshje acidike si pasojëduke kontaminuar ashtu edhe burimet e pakta të ujit. 

Lufta në Kosovë dhe mjedisi

Në aspektin e dëmeve në mjedis nga lufta në Kosovë, mund tëflitet për dy momentume. I pari momentum janë dëmet mjedisore që shkaktuan forca serbe me politikën e tokës sëdjegur gjatë vitit 1998-99 gjatë luftimeve me forcat e UshtrisëÇlirimtare të Kosovës. Përveç djegies së shtëpive dhe shkatërrimit të vendbanimeve, për të pamundësuar kthimin dhe jetën e shqiptarëve u “përkujdesën” kahdo që kaluan për djegien e arave me të mbjella për ushqimin e njerëzve dhe bagëtisë. Veprimi më morbid, por i pritshëm nga forcat ushtarake e paraushtarake serbe ishte kontaminimi i puseve të ujit të pijes (bunareve) me kufoma njerëzish e kafshësh. Pa ujë të pijes ideja ishte të vështirësohej skajshëm rifillimi i jetës. Sipas të dhënavenga International Organization for Migration (IOM), rreth 10 mijë puse u identifikuan të kontaminuara në vitin 1999, duke pamundësuar furnizim me ujë të pijes për 10 mijë familjekosovare. Gazetari amerikan R. Jeffrey Smith këto ditë raportoi se “ajo që po shoh në Ukrainë me puset e helmuara të ujit tëpijes është diçka që e kam parë para 23 vjetësh në Kosovë“. Strategjia e njëjtë e serbëve dhe rusëve. 

Momentumi i dytë, është dëmi në mjedis pas fillimit tëbombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe nëKosovë dhe Serbi. Serbia ka punuar shumë në identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve nga bombardimet, madje duke kërkuar edhe procese gjyqësore kundër shteteve të caktuara të NATO-s. Bombardimet e rafinerive të naftës që furnizonin makinerinën ushtarake, objekteve të fuqishme industriale që prodhonin armatim dhe municione për ushtrinë sollën pasoja tëshkarkimeve ndotëse në ajër, ujë dhe tokë, probleme këto qëSerbia duke qenë anëtare e OKB-s vazhdimisht i adresoi nëProgramin e Kombeve të Bashkuara për Mjedis (UNEP). 

Sikurse në luftën e Gjirit Persik, edhe në bombardimet e vitit 1999 u përdorën projektilë me uranium të varfëruar, shumëefikase për shkatërrimin e tankeve serbe. Shumë nga këta projektilë kanë mbetur në vendluftime. Raporti i UNEP-it, ka konstatuar 102 pika në Kosovë ku janë përdorur projektilet me uranium të varfëruar. Megjithatë, raporti nuk ka ngritur shqetësime për shëndetin dhe mjedisin e kosovarëve ngaradioaktiviteti në ato pika. UNEP hetoi në shumë raste e raporte ndikimin e luftës së Kosovës në mjedis dhe përfundimisht rezultoi se nuk ka pasur fatkeqësi mjedisore që prek rajonin më të gjerë të Ballkanit.

Lufta e Ukrainëdhe rreziku global 

Nuk mendohej që në shekullin 21 dhe brenda kontinentit evropian të ndodhte një luftë e përmasave që po shohim sot. Këtë luftë e bën më të frikshme në aspektin njerëzor e mjedisor rreziku nga zhvillimet bërthamore. Të mos harrojmë se lufta po ndodh në vendin që identifikohet me aksidentin më të madh nuklear në histori, që ndodhi në vitin 1986 në Çernobil. Kurrënuk janë bërë të njohura as shkaqet e as pasojat e aksidentit. Pasojat e aksidentit ende nuk janë shëruar në zonën e kontaminuar, kur forcat ruse e pushtuan centralin bërthamor qënë ditët e para të invazionit. Po sikur të pësëritet një “aksident” i qëllimshëm i provokuar nga forcat ruse. Rusia ka përvojë tëgjatë në krimin mjedisor në rastet e luftërave ku ka qenë palë. Në Çeçeni p.sh., pas shpalljes së pavarësisë më 1994, nga ana e rusëve është shkatërruar territori çeçen: 30% e territorit ështëkontaminuar ndërsa që rreth 40% e territorit nuk i plotëson standardet mjedisore për jetesë. Problemet kryesore mjedisore përfshijnë mbeturinat radioaktive dhe rrezatimi nga to, rrjedhjet e naftës nga impiantet dhe rafineritë e bombarduara dhe ndotja e tokës dhe ujërave sipërfaqësore nga to. Rusia ka “varrosur” sasi të madhe mbetjesh radioaktive në Çeçeni, erezatimi në disa zona është dhjetëfish më i lartë se nivelet normale. Ndotja e ujërave nëntokësore po derdhet në lumenj e si pasojë në disa vende atajanë krejtësisht pa peshq.

Ndërsa, shtetet si Ukraina dhe Rusia, por edhe në shumë pjesë tëtjera të botës po luftojnë për arsye të ndryshme, njerëzimi ka përballë një luftë që nuk po kërcënon një shtet, por mbarë globin- ngrohjen globale. Në kushtet aktuale të pandemisë dhe luftës paksa është lënë anash, edhe pse ajo po ndodh për çdo minutë, ditë, javë, muaj e vjet.

(Autori është ligjërues i edukimit mjedisor, në Universitetin e Prishtinës)