Denoncimi i rasteve nga ana e qytetarëve/tatimpaguesve për evazion fiskal aktualisht mund të bëhet përmes tre mekanizmave, të cilët janë në dispozicion në secilën pikë të Administratës Tatimore të Kosovës.
Përmes linjës pa pagës 0800 80 800 qytetarë/tatimpaguesit mund të raportojnë çdo ditë 24/7, ku çdo denoncuesi i garantohet konfidencialitet i plotë në rastin e raportimit. Deri më tani nga linja online ku thirrjet pranohen nga qendra e thirrjeve, ndërsa aktivitetet për veprime bëhen nga Divizioni për Standarde Profesionale, rreth 75% të denoncimeve kanë rezultuar me gjoba.
Përveç linjës online mekanizëm tjetër që qytetarët e kanë në dispozicion është edhe kutia e vërejtjeve, si dhe përmes e-mailit është arritur që rreth 56% të bizneseve të gjobiten, varësisht rastit të raportuar.
“Së fundi është nxjerr në përdorim edhe aplikacioni elektronik https://apps.atk-ks.org/regemployer i cili i mundëson punëtorëve që ta verifikojnë vetën nëse janë të regjistruar nga punëdhënësi. Po ashtu, kjo platformë u jep mundësin qytetarëve të verifikojnë nëse janë punëtor të formalizuar dhe në rast se konstatohen si të pa regjistruar, ta denoncoin punëdhënësin e tyre”, ka njoftuar ATK-ja.
Për të gjitha rastet e raportuara përmes kësaj vegle është arritur që pas verifikimeve të bëra në teren të ndëshkohen bizneset për mos regjistrim, ku niveli i gjobave shkon deri në 15% të rasteve të denoncuara.
Administrata Tatimore fton qytetarët që të vazhdojnë të jenë partner në luftimin dhe parandalimin e evazionit tatimor, po ashtu u siguron se për çdo rast të raportuar do të mbeten konfidencial!