Qytetet evropiane më të përshtatshme dhe më të lira për pushime të shkurtra

Një studim i ri i kryer nga faqja money.co.uk tregoi se cilat qytete evropiane janë më të përshtatshmet dhe më të lirat për pushime më të shkurtra. Në kuadër të hulumtimit kanë qenë disa kritere – çmimi mesatar i Airbnb, biletat e autobusit, çmimi i atraksionit më të famshëm, një gotë verë, ushqimi më i lirë dhe më pas është marrë çmimi mesatar i një pushimi të shkurtër.

Stambolli është zbuluar si destinacioni më i përballueshëm, me një çmim mesatar prej pak më shumë se 82 euro. Qyteti është i njohur si kështjellë historike dhe kulturore.

Destinacione të tjera të përballueshme përfshijnë qytetin grek të Selanikut dhe qytetin gjerman të Berlinit, me çmimin mesatar të pushimeve në secilin prej qyteteve që kushton 95 dhe 105 euro respektivisht.

1. Stamboll, Turqi

2. Selanik, Greqi

3. Berlin, Gjermani

4. Porto, Portugali

5. Napoli, Itali

5. Athinë, Greqi

6. Valencia, Spanjë

7. Bologna, Itali

8. Lisbonë, Portugali

9. Antwerp, Belgjikë