Ushtria e Kosovës po vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne, ka thënë të shtunën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Duke kujtuar eksodin e shqiptarëve të Kosovës para 23-vjetësh, Mehaj ka thënë se sot Kosova është më e fortë politikisht e ushtarakisht.
“Ushtria jonë është furnizuar e vazhdon të furnizohet me armatim dhe pajisje moderne. Vendi ynë është i sigurt falë ushtrisë sonë dhe aletëve tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Investimi në ushtri është obligim i yni të cilin do ta përmbushim me çdo kusht. Forcimi dhe pajisja e ushtrisë sonë, është garanca kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në vend e në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.
Mehaj ka thënë se më Kosova s’do të lejojë që populli të përjetojë krimet, dëbimet, masakrat, dhunën e gjenocidin që e kishte përjetuar në luftë.