Detaje të reja për vrasjen që tronditi Klinën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Zllakuqan të Klinës, ku një person është vrarë gjatë mbrëmjes së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar Policia për Paparacin, teksa ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:20.

“Viktima është plagosur me armë dhe është dërguar në Emergjencën e Pejës, por pas pak kohësh mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij. Policia menjëherë ka arrit që t’i arrestojë 3 persona që dyshohet se janë të involvuar për rastin”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Ndërkohë, siç raporton Sinjali personi që ka mbetur i vrarë është Mark Ademaj. Kurse, një nga të arrestuarit është personi me inicialet A.N..

Tutje siç raportohet gjithçka kishte filluar pas një fjalosje mes vëllezërve të viktimës dhe të dyshuarit A.N. Ky i fundit, gjatë ngatërresës nxori armën dhe plagosi Mark Ademajn.

Siç raportohet viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare mes vete.

Policia siç shkruan Sinjali po kryen bastisje në disa lokacione në Klinë.

Policia siç raportohet deri tani ka gjetur dy snajperë, një armë të gjuetisë dhe një revole, mirëpo bastisja ende është duke vazhduar.

Ndërkohë, që zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e rastit dhe njësitet relevante.

“Personi që dyshohet se e ka privuar nga jetë viktimën është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, tha Nikçi.