Artan Murati, këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, ka konsideruar se raporti i DASH-it nuk e ka quajtur politikisht të motivuar vendimin e presidentes për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.
Ai në Facebook shkruan se ky raporto nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket ngjarjeve, teksa shton se DASH-i s’ka bërë vlerësim të procesit.
“Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, shkruan ai në Facebook.
Në raportin e Departamentit të amerikan të Shtetit, mbi të Drejtat e Njeriut në Kosovë fillimisht është dhënë një shpjegim se si Presidentja në detyrë, në një deklaratë publike ka kritikuar votimin e KQZ-së, për moscertifikimin në zgjedhjet e 14 shkurtit të kandidatëve që ishin të dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.
Raporti përshkruan se si, pas kësaj, Presidentja e vendit e shkarkoi Dakën nga KQZ-ja dhe citon organizatat e shoqërisë civile, të cilat e quajtën vendimin e Osmanit për Dakën si “të motivuar politikisht”.