Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë 2-3 javëve të ardhshme

Luftimet në Ukrainën lindore do të intensifikohen gjatë dy deri në tri javët e ardhshme pasi Rusia vazhdon të ripërqendrojë përpjekjet e saj atje, ka thënë të martën Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, raporton Sky News.

Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se sulmet ruse mbeten të përqendruara në pozicionet ukrainase pranë Donetskut dhe Luhanskut, me luftime të mëtejshme rreth Khersonit dhe Mykolaivit dhe një shtytje të rinovuar drejt Kramatorskit.

Raporti thotë se forcat ruse vazhdojnë të tërhiqen nga Bjellorusia në mënyrë që të ridislokohen në mbështetje të operacioneve në Ukrainën lindore.

Ndërkohë, të hënën një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se kishte indikacione se forcat ruse po rifurnizonin dhe përforconin trupat në rajonin e Donbasit.

Zyrtari i lartë, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka shtuar se Rusia dukej se po përforconte pozicionet në veriperëndim të Donetskut, një zonë brenda Donbasit.