Iu shtuan dhe rrudhat, si u plak Zelensky për një muaj

44 ditë pushtimi dhe masakrash, kanë lënë gjurmën e tyre mbi presidentin 44-vjeçar të Ukrainës, i cili gjatë ndalesës në Bucha, ku dëshmoi nga afër mizoritë ndaj popullatës civile, u shfaq më i plakur nga sa ishte përpara se të niste agresioni rus mbi vendin fqinj.

Ekspertët kanë krahasuar fotot e tij me ato të para luftës, dhe thonë se duket sikur kanë vite që janë realizuar. Në fakt, nuk ka kaluar veçse një muaj e gjysmë.

Ndikim sipas tyre, mund të ketë pasur edhe mungesa e gjumit. Thuhet që nga fillimi i luftës, presidenti ukrainas nuk ka fjetur dot më shumë se dy orë në ditë.

Ai është shndërruar në zërin më të fortë të asaj çfarë po ndodh në Ukrainë pas agresionit dhe brutalitetit të Rusisë, duke ngritur moralin e trupave të vendit të tij, të cilat konsideroheshin inferiore krahasuar me fuqinë ushtarake të fqinjit të madh të Ukrainës, por që arritën t`i rezistonin e madje dhe t`i zmbrapsnin forcat armike.

Shumë njerëz mendojnë se ai kthyer në një figurë kyçe për motivimin e popullit dhe në përballimin e agresionit të paprovokuar rus.

E përditshmja britanike “Daily Mail”, thotë pjesën më të madhe të kohës, Zelensky e kalon në bunker dhe del prej andej çdo tre ose katër ditë në mënyrë që të shohë nga afër sesi është situata në terren.