Mbyllet për dy ditë një pjesë e rrugës ‘Muharrem Fejza’, do të asfaltohet shtresa e parë

Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave e Komunës së Prishtinës njofton se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune.

Sipas drejtorisë, arsyeja e mbylljes është se do të asfaltohet shtresa e parë nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica”

“Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave është duke realizuar punimet në rrugën ‘Muharrem Fejza’ në lagjen e Spitalit. Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës ‘Muharrem Fejza’ me rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e premte dhe të shtune, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”, thuhet në njoftim.