Shteti i Sierra Leones ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur.
Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq për agjencinë e lajmeve “Tanjug”, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në këtë shtet.
Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.