Mauricio Pochettino nuk ka ofruar siguri se do të jetë trajner i Paris Saint-Germainit edhe sezonin e ardhshëm, ka shkruar “Foot Mercato” të hënën.
Pochettino u vërshëllye të dielën mbrëma, në fitoren 4:1 të PSG-së ndaj Lorientit.
50-vjeçari është kritikuar ashpër pas eliminimit të PSG-së nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve.
“E kam edhe një vit kontratë me klubin, por në fund të edicionit do t’i analizojmë të gjitha. Natyrisht, që do ta respektoj vendimin që klubi do ta marrë për mua në të ardhmen”, është shprehur Pochettino.
Trajneri argjentinas mori drejtimin e ekipit francez në janar të vitit të shkuar duke e zëvendësuar në këtë post gjermanin Thomas Tuchel.