Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola po qëndron në Kiev, ndërkohë që të shtunën është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Metsola ka shpërndarë në Twitter një fotografi me Zelenskyn duke shtrënguar duart, teksa krahas saj ka shkruar “guxim, forcë, vendosmëri”.
Ajo u
është drejtua edhe deputetëve në parlamentin ukrainas duke thënë “Populli ukrainas është hero, ju po luftoni për atë që ne të gjithë besojmë: lirinë, demokracinë, sundimin e ligjit. Pa këto vlera, nuk ka asgjë tjetër. Ne kemi nevojë për sanksione gjithnjë e më të ashpra për Rusinë ”, është shprehur Metsola.
Muajin e kaluar kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë – respektivisht Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala dhe Janez Jansa, vizituan së bashku Kievin për të treguar solidaritet me Ukrainën.