Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT),në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.
Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.
Në pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes shihen edhe autoambulanca.