Gazeta zvicerane “Blick” ka publikuar notat e lojtarëve të Zvicrës për paraqitjen në miqësoren e të martës kundër Kosovës.
Ndeshja miqësore e zhvilluar në Zuerich përfundoi me rezultatin 1:1.
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë notuar me notën 4 nga 6 sa është maksimalja. Nota 4 nënkupton “mjaftueshëm”.
“Nuk e kishte dominimin që e karakterizion. Në precizitet ishte më mirë”, thuhet në arsyetimin për Xhakën.
“I etur për të luajtur. Nëse realizohej ndonjë gjë në ofensivë atëherë ishte nëpërmjet tij”, thuhet për Shaqirin.
Për Andi Zeqirin nuk ka pasur vlerësim, pasi është aktivizuar nga fundi.