Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë një interviste televizive gjatë mbrëmjes së sotme, e ka quajtur politikan tinëzak.
Mustafa ka reaguar përmes një postimi në Facebook dhe e ka përgënjeshtruar Ramën për ato që ka thënë për të.
“Kryeministri Rama në T7 më cilësoi si politikan tinëzak. Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin, sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.