Diego Simeone, trajneri më i paguar në futbollin evropian

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, është trajneri më i paguar në të gjithë futbollin evropian, sipas L’Equipe.

Argjentinasi fiton një pagë mujore prej 3.33 milionë euro.

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i dyti me 1.89 milion euro, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i treti me 1.49 milion euro, trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, i katërti me 1.49 milion euro dhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, i pesti me 1.17 milion euro.

Trajneri i dytë me të ardhurat më të larta në La Liga është trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti me 910 mijë euro.

Simeone është trajneri më jetëgjatë nga të gjithë trajnerët në listë. Ai iu bashkua Atleticos një dekadë më parë dhe që atëherë i ka udhëhequr ata drejt sukseseve të mëdha, duke fituar dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy tituj të Europa League dhe dy Superkupa Evropiane.

Ai gjithashtu ka udhëhequr Atleticon në dy finale të Ligës së Kampionëve më 2014 dhe 2016, ku dy herë u mposhtën nga Real Madridi.

Megjithatë, Atletico është ende në luftë për Ligën e Kampionëve të këtij sezoni. Ata eliminuan Manchester Unitedin në raundin e 16 më të mirave dhe do të përballen me Cityn në çerekfinale.

Image