Beatrix Ramosaj që nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”, është shndërruar në personazhin më të përfolur.
Së pari lidhja me Donaldin, e më pas ndarja me të, bëri që Trixa të jetë kryetemë për muaj të tërë.
Edhe pse ka përfunduar lidhja e tyre, ajo vazhdon të merr vëmendje me veprimet e saj.
Së fundi ajo ka shtuar tek vetja e saj edhe tre tatuazhe të reja, të cilat i ka ndarë edhe me ndjekësit.
Madje përtej kësaj, dy nga to tashmë si duket iu është zbuluar edhe kuptimi.
1.”Wildcat (Mace e egër)”, është njëri prej tatuazheve dhe pak më lart ka vizatuar një zjarr.
Dhe të dyja lidhen ngushtë me Donaldin.
Wildcat, ndryshe nga Trixa, Donaldi e ka tatuazh në bark dhe kokën e një “wildcat”, siç mund ta shikoni më poshtë.
2.”Zjarri” ka dy arsye: “Luaj me zjarr” është një pjesë e tekstit të këngës që Beatrix i dedikoi Donaldit dhe “Fire on fire” është kënga që Donaldi i dedikoi Beatrixës në 14 shkurt në ditën e të dashuruarve teksa ndodhej brenda “BBV”.