Aktualisht në Kosovë janë 632 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 26 raste të reja, ndërkaq nuk është shënuar asnjë vdekje nga ky virus.
Janë shëruar edhe 45 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 227 mijë e 150.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.625 doza të vaksinës.
Deri më sot 819 mijë e 281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.