Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dorëheqjes së Lulzim Basha nga posti i kryetari të PD-së.
Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se bashkimi i Partisë Demokratike mund të realizohet vetëm nga njohja e kontributeve të demokratëve në këtë parti.
Berisha u bën thirrje të gjithë demokratëve që të punojnë për të forcuar Partinë Demokratike.
“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparësia e PD. Të dashur miq, rikthimi te vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së. Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë, të punojmë së bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha në rrjetin social.