Beniada, tregon hapur preferencat e saj për mashkullin që e do në krahë

Beniada Nishani ishte pjesë e “BBV” dhe konsiderohej si një ndër personazhet më karizmatike të këtij reality-show.

Modelja fitoi zemrat e të githëve me thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj.

Por përveç kësaj, Beniada tërhiqte vëmendjen me deklaratat duke shkaktuar të qeshura jo vetëm tek banoret por edhe tek publiku.

Së fundmi, modelja ka befasuar sërish me komentin që ka bërë në emisionin “E diell” në “Top-Channel”.

Ajo ka thënë se e dëshiron një djalë jo të pasur që atë ta mbaj ajo.

“Dua një djalë fukara ta mbaj unë”, tha modelja duke nënkuptuar se nuk i intereson statusi ekonomik.

Kujtojmë që Beniada ishte njëra nga katër finalistët e BB VIP, bashkë me Donald Veshajn, Einxhel Shkira dhe Iliri Shaqirin i cili edhe u shpall fitues i edicionit të parë.