“Duke filluar nga unë”, Rama: Shteti do të paguajë vetëm 50% të naftës për ministrat e administratën, pjesën tjetër nga xhepi

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për pjesën e administratës publike dhe qeverisë, punonjësve do u paguhet vetëm 50% të çmimit të karburantit ndërsa pjesën tjetër do e paguajnë nga xhepi.

Rama tha se e njëjta skemë do të vlejë edhe për vetë atë.

“Qeveria do paguaj vetëm 50 përqind nga ministrat tek unë dhe pjesa tjetër e administratës. Pjesën tjetër ta paguajnë nga xhepi nëse nuk e paguajnë dot”, tha Rama.