Dhurata Dora ka publikuar të premten këngën e saj më të re, të titulluar “Sa m’ke mungu”.
Kënga është shoqëruar edhe me videoklip, të cilin këtë radhë këngëtarja kosovare ka vendosur ta sjellë me ngjyra bardhë e zi.
Kënga ka filluar të pëlqehet pasi me t’u publikuar ka marrë një numër të madh klikimesh në YouTube.
Dhurata Dora është vazhdimisht aktive në muzikë, duke sjellë këngë të reja solo dhe bashkëpunime të cilat arrijnë dhjetëra miliona klikime.