Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur sot rreth vdekjes së pacientit 44 vjeçar nga kjo komunë.
Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse, ka shkruar Haziri, transmeton Gazeta Stop.
“#Dita45. Me keqardhje ju njoftoj se ka ndërruar jetë i prekuri me #Covid19, M.I. (1976), nga Malisheva e Epërme e Gjilanit. I ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme tjera përcjellëse. I shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, Malishevës dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi pranë familjes për ta përballuar dhembjen.
Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Ai që i thyen rregullat e karantinës dhe që nuk e respekton orarin e daljes, do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi. #rriNshpi”, shkruan Haziri.
Ai ka ngushëlluar familjen e viktimës, teksa ka bërë thirrje për respektim e ka paralajmëruar për dënim për shkelësit e udhëzimeve.