Meta paralajmëron Ramën: Ke afat deri në 15 mars, ndryshe shpërndaj Parlamentin

Presidenti Ilir Meta deklaroi në tubimin e thirrur prej tij se do të firmosë në shesh dekretin për shpërndarjen e Parlamentit dhe për anulimin e ligjit që ndryshon formulën e betimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka paralajmëruar se do të shpërndajë parlamentin pas datës 15 mars, nëse me miratimin e Reformës Zgjedhore, mzhoranca nuk pranon të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

“A kemi parlament apo nuk kemi? Ishte pyetja e Metës drejtuar popullit, të cilët u përgjigjën në kor: “Jo”.

“Pas datës 15 mars, kur të përfundojë reforma zgjedhore, nëse ata nuk do ta marrin serioozit, popullin kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit., unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu por në mesë të Parlamentit, atje në mes të krimit. I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar unë i pari dhe të gjithë popullit kuqezi. Jemi populli që vuajti më shumë se kushdo komunizmin”, tha Meta.